Ndryshime në kodin penal/ Rama: mjekët s'janë djaj, mos guxoni t'u prekni një fije floku (Shigjeton opozitën)

Në muajin e fundit janë shënuar disa raste të dhunimit të mjekëve në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe qytete të tjera. Kjo ka bërë që qeveria të ndërmarrë një nismë të re për ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha duke ofruar më shumë cilësi, siguri, profesionalizëm për qytetarët dhe personelin mjekësor. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë tryezës së diskutimit se për mjekët do të ketë një paketë të veçantë masash për ti mbrojtur nga agresioni. "Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal, po diskutojmë brenda grupit parlamentar dhe ministrisë së Drejtësisë. Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha është një domosdshmëri.''

Edhe gjatë kongresit të PS-së, kryeministri, paralajmëroi një ndryshim të Kodit Penal me ashpërsimin e dënimeve për këdo kryen akte dhune drejt qytetarëve apo zyrtarëve në ushtrim të funksioneve të tyre, duke përmendur mes të tjerave edhe rastet e dhunës ndaj arbitrave apo lojtarëve të futbollit, ose policëve. Vetë Edi Rama ka qenë objektiv në disa raste të sulmeve fizike edhe në sallën e Kuvendit.  

''Janë të paktën katër raste të agresionit të verbër ndaj mjekëve në krye të detyrës dhe llogariten rreth 315 mijë raste të trajtuara vetëm në urgjencat e QSUT, që trajtohen në kohë dhe me përgjegjshmëri nga mjekët, pavarësisht vështirësive me të cilat përballen'' tha Rama. ''Mjekët nuk janë djaj. Mirëpresim cdo protestë të kësaj natyre si një ndihmë e madhe në sensibilizimin e opinionit në lidhje me faktin që mjekët nuk janë figura e djallit që përgojohet cdo ditë, sidomos në rrjetet sociale, që na sjellin prurjet e injorancës, agresivitetit dhe të boshllëkut të madh. Nëse do të thoshim se në sistemin shëndetësor nuk ka korrupsion do të thonim një gënjeshtër të madhe. Përcaktimi i kufijve të spitalve është domosdoshmëri, nuk mund të vijojnë t'u ngjajnë stacioneve te filmave Far West, ku nuk ka orë të caktuar për ata që shërbejnë dhe shërbehen. Mjekët nuk vrasin, por shpëtojnë jetë. Emocionet e një familjari të marra dhe të kthyera në televizive nga nevoja për audiencë të kthehen në arsye për të pushkatuar të gjithë mjekët, për një që nuk ia ka dalë me sukses një operacioni të caktuar. Paketë e posacme ligjore që vendos në mbrojtje bluzat e bardha dhe për t'u dhënë mësime shembullore të atyre që u prekin një fije floku të atyre që shërbejnë" tha ai.

Kreu i qeverisë shënjestroi edhe opozitën për atë që po ndodh në spitale, pasi deklaroi se i fryn urrejtjes, ndërsa referuar protestave të PD-së dhe LSI-së, ai tha se kjo barbari frymëzohet në një moment ku dhuna duket si i vetmi opsion demokratik. "Kush nuk sheh dallimin me të kaluarën ka nevojë realisht për shërbim okulistik dhe nëse te okulisti del që është në rregull ka nevojë për psikolog, që ta ndihmojë që të dalë nga negativiteti. Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal, po diskutojmë brenda grupit parlamentar dhe ministrisë së Drejtësisë. Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha është një domosdshmëri. Ju pëlqen atyre që marrin kamerat dhe i fusin ende në vrima të zeza të sistemit dhe të thonë se nuk e njohim realitetin, ndërkohë që ne me këtë merremi cdo ditë, si nuk e njohim?! Këta i fryjnë zjarreve të urrejtjes për mjekët duke i futur të gjithë në një thes. Kjo është barbari që frymëzohet në një moment ku dhuna duket si i vetmi opsion demokratik, duke u predikuar nga lloj lloj kadrinjsh" tha ai.

Në fund Rama kishte kritika të forta edhe në drejtim të shërbimit të policisë private duke paralajmëruar një tjetër reformë. "Nivel mizerabël i policisë private. Industria e policimit privat është reale, por ta dini ju sa policisë privat ka Shqipëria do të tronditeni. Kemi një industri me standarde shumë të ulëta, me paga mizerabël, me nivel profesional skandaloz, me përgjegjshmëri zero. Po bëjmë një reformë me ministrinë e Brendshme, që ka propozuar krijimin e një kompanie të policisë së shtetit që të shërbejë fazë tranzicioni për shumë punonjës nga momenti që dalin nga sistemi drejt pensionit për të standardizuar policinë private për të vendosur rregulla striktike. Kur shikoj policët privatë në spitale më duket vetja si te ndonjë film i Konostudiso Shqipëria e re që nuk u lejuan të shfaqen për mediokritet" deklaroi Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 03/05/2019 19:57

    Shume mire. Te denohen me burg ata qe godasin mjeket. Por ne momentin qe kerkon leke fshehurazi, nuk nuk eshte me mjek. Nuk mund te denosh dikend me burg se nuk ka leke per banquise.

    Përgjigju
  • Gogoli: 26/03/2019 22:59

    Jo kryelesh jo mjeket nuk jan djaj por jan vampira o kryemizerje e vendit

    Përgjigju
  • Gentian F.: 26/03/2019 19:11

    Gjithë mjekët përdorin spitalet shtetërore si 'adresa' dhe i këshillojnë ata të shkojnë në klinikën e tyre private. Ata veprojnë si njerëz të ndërmjetëm që dërgojnë pacientë në klinika private. Në këtë rast, qytetarët bëhen nervozë. Ata duan shërbimin shëndetësor nga shteti. Ata urrejnë të shohin mjekët që marrin paga nga shteti dhe këshillojnë pacientët klinikat e tyre private. Inspektoni repartet e të gjithë mjekëve në spitalet shtetërore pa njoftim. Ju do të gjeni se mjeku i shtetit ka 'personalitet të dyfishtë'. Në letrat që punojnë për sistemin shëndetësor shtetëror. Në realitet duke përdorur zyrën e tij si 'pikë kontakti'. Qeveria duhet të inspektojë të gjithë profesorët dhe mjekët. Ata nuk duhet të kenë ndonjë klinikë private. Anëtarët e familjes dhe të afërmit e tyre nuk mund të kenë klinikë private. Puna për shtetin vetëm ose të largohet nga puna e shtetit dhe të drejtojë biznesin privat ...Kjo situatë e mjekëve nuk është e ligjshme dhe etike. Ekziston konflikt interesi. Një mjek që punon për spitalin shtetëror konkuron me shtetin me klinikën e tij private! Askund në botë nuk mund ta shohim këtë. Mos mbani 2 shalqi nën dy krahë.

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 26/03/2019 14:07

    Se kush jane mjeket e dine shqiptaret... ne krahasim me gjykatesit keta te fundit duken engjej Por ti meshoi ne mbrojtje se jane vota te sigurta Ndersa ralitetin se luan as topi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë