Baza e armatimeve në Vlorë, lihet në burg 35-vjeçari Luçiano Deraj! ‘Kyç’ gojën në sallën e gjyqit

10 Mars, 14:38

“Arrest në burg është masa e sigurisë që vendosi sot gjykata e Vlorës për Luçiano Derajn, të cilit iu kap një arsenal i tërë armësh në banesën e tij në Babicë të Vlorës. Para togave të zeza ai ka kyçur gojën, ndërsa dyshohet se njëri prej snajperëve është përdorur për vrasjen e Gëzim Sinomatit.