Bazë detare në portin e ri të Durrësit, Deliu: Garanci e madhe! Mesazh i NATO-s se sheh Shqipërinë si aleat serioz e strategjik

12 Korrik 2022, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2022-07-12 13:07:45

Denis Deliu, deputeti socialist, ish-ushtarak e ka cilësuar ndërtimin e një baze të re të NATO-së, në portin e Durrësit si një garanci sigurie dhe ekonomike për vendin tonë,  por edhe një mesazh i aleancës, që sipas tij e sheh Shqipërinë si një aleat serioz dhe strategjik.