BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”

11 Prill, 19:39

Për të garantuar rritje ekonomike edhe në vitet e ardhshme, Shqipëria duhet të shkëputet nga varësia ndaj ndërtimit dhe turizmit. Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit duhet të orientohet tek fushat më inovative, ndërsa sugjeron që rritja e pagave të bëhet në bazë të performancës në punë.