Begaj në Forumin e Prespës: Vendet e NATO-s mos lejojnë që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën

17 Qershor 2023, 11:56

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog. Ai u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.