Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve 2025, pret Mediun, Dulen, Dukën e Shehin

20 Nëntor 2024, 10:32 | Përditesimi: 20 Nëntor 2024, 13:43

- Presidenti Bajram Begaj nisi sot konsultimet me partitë politike, në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.

Presidenti Begaj ka pritur në takim Fatmir Mediun kreun e PR, Vangjel Dulen e PBDNJ dhe Dashamir Shehun e LZHK dhe Agron Dukën e PAA. Ende nuk ka mbërritur Shpëtim Idrizi i PDIU.

Ndërsa në 12:30 është parashikuar konsultimi edhe me PLL.

r.k./Shqiptarja.com