Begaj vlerëson Rita Orën me titullin e lartë 'Naim Frashëri': Je shembulli se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren, krijojnë vlera

5 Shtator 2022, 16:03

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj dekoroi me Titullin  “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora me motivacionin; “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.