‘Behari ka ardhur më herët!’ Pushuesit: Zgjedhim Pogradecin për klimën, kulinarinë dhe çmimet më të lira se në Jug!

13 Qershor, 16:55 | Përditesimi i fundit: 2024-06-13 16:55:20

Pushuesit e parë kanë mbërritur në Pogradec edhe pse sezoni turistik çelet zyrtarisht më 15 Qershor. Ata shprehen përgjithësisht të kënaqur me çmimet, më të favorshme se në Jug dhe qetësinë që të ofron qyteti. Disa prej tyre kanë ankesa për pastërtinë.