‘Bëhu aq burrë sa Spiropali’, Spaho përplaset në Kuvend me Manjën: S’je i duhur për të gjykuar burrërinë time

6 Tetor 2022, 17:09

Deputeti i PD, Edmond Spaho u përshi edhe në këtë seancë plenare në debat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali.

Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Elisa  Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend. Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.