‘Bëjmë detyrat në shkollë’, nxënësit: Na ndihmon shumë! Mësuesja: Bëjnë edhe aktivitete argëtuese

19 Tetor 2022, 21:17

Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Tahsin”, nxënësit qëndrojnë pas mësimit për të bërë detyrat e shtëpisë. Nisma cilësohet mjaft e dobishme nga nxënësit, ndërsa mësuesit thonë se ka qenë efikase. Krahas mësimit, nxënësit zhvillojnë edhe aktivitete argëtuese.