Beleri flet në Report Tv pas akuzave: Merruni me partitë tuaja lërini intrigat, Idrizin e pres në gjyq! Flamuri i ‘Vorio Epirit’ s’ishte i imi

1 Mars 2023, 12:59

Duke i cilësuar “intriga” të gjitha kritikat nga deputetët e opozitës, mazhorancës e së fundmi nga PDIU, kandidati i Berishës për Bashkinë Himarë Fred Beleri ka mohuar çdo gjë. Edhe pse ka qenë kryefjalë për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Eprit’ por edhe për masakrën e Peshkëpisë, Beleri thotë në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliun se flamuri ishte i organizatorëve.