‘Beleri nuk bëri betimin’, Rama: Pas afatit 90 ditor duhet ta shkarkojmë, kam kërkuar opinion nga departamenti ligjor

30 Gusht 2023, 22:23 | Përditesimi i fundit: 2023-08-30 22:29:03

Në intervistën për televizionin grek ERT, Rama tha se ka kërkuar mendim nga këshilltarët lidhur me betimin e Belerit. Duke cituar ligjin Rama tha se kur ka përfunduar afati I 90 ditëve qeveria duhet ta shkarkojë  kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja.