Belinda Balluku e pandehur nga SPAK, Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Lubia ishte masha e tij

4 Nëntor, 13:40 | Përditesimi: 4 Nëntor, 13:40

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën e ditës së sotme për media, ka akuzuar përsëri zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën Balluku dhe 5 vartës të saj janë marrë të pandehur.

Berisha ka lexuar dhe një status të postuar disa vite më parë nga Rama dhe Balluku gjatë takimit me kompaninë turke, fituese e garës së dytë për ndëritmin e tenderit.

r.k./Shqiptarja.com