Belinda Balluku merr fjalën në foltore, demokratët braktisin sallën

19 Nëntor, 13:25 | Përditesimi: 19 Nëntor, 13:25

Deputetët e Partisë Demokratike në shenjë proteste, braktisën sallën sapo në foltore doli zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Opozitarët refuzuan që të dëgjonin Ballukun të flasë për projektbuxhetin dhe menjëherë u larguan nga salla e Kuvendit. Në sallën e parlamentit qëndruan Agron Shehaj,  Ana Dajko, Mesila Doda, Erald Kapri.

r.k./Shqiptarja.com