Bënin qitje me kallashnikov për t’i postuar në Tik-Tok, arrestohen 6 të rinj në Durrës! Në pranga dhe babai i njërit prej tyre

25 Mars, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2024-03-25 15:04:05

Mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok, vihen në pranga shtetasit Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi.