Bënte 'kërdinë' me vjedhje, arrestohet në flagrancë hajduti i Nartës

5 Shtator 2020, 22:02

VLORË- Arrestohet hajduti i Nartës. Pas trajtimit të problematikës në Report Tv, ku banorët  e fshatit Nartë ankoheshin për vjedhjet e banesave të tyre. Policia ka qëndruar në vëzhgim të territorit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative është zbuluar identiteti i personit që vidhte banesat dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Më vonë 38 vjeçari me iniciale E.M, është arrestuar më flagrancë teksa ka qenë duke hyrë për të vjedhur në një tjetër banesë.

38 vjecari me banim në Vlorë ka kryer disa vjedhje shtëpish në fshatin Nartë dhe jo vetëm. Ai ka vjedhur edhe 2 banesa në qytetin e Vlorës.

Operacioni i Komisariatit të Vlorës është finalizuar ditën e sotme.