Bënte xhiro me pistoletë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

31 Maj 2021, 10:48 | Përditesimi: 31 Maj 2021, 10:48

34 vjeçari Fatjon Guri është arrestuar në Shkodër duke lëvizuar me armë zjarri me vete. Gjatë patrullimit në lagjen "Liria", Shkodër, policia pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, është vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e makinës.   

r.k./Shqiptarja.com