Beqaj i pandehur për sterilizimin, i komunikohet akuza shpërdorim detyre! Ish-ministri: SPAK nuk hetoi si duhet, e vërteta do dalë në gjykatë

18 Mars, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2024-03-19 09:26:24

Ish-ministri Ilir Beqaj është marrë i pandehur për koncesionin e sterilizimit. Pasi iu komunikua akuza shpërdorim detyre, Beqaj tha për mediat se e vërteta do të dalë në gjykatë. Bashkë me Beqajn janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg.