Beqiri: Masakra e 21 janarit u realizua për 8 sekonda, u qëllua pasi Prendi doli nga zyra e Berishës! ‘Hëngri’ pistoletën në sy

19 Nëntor, 22:33 | Përditesimi: 19 Nëntor, 22:33

Në vetëm 8 sekonda u realizuan 4 vrasjet e protestuesve në bulevard 21 janarin e 2011-ës, kur asokohe kryeministër ishte Sali Berisha. Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv thotë se ndaj protestuesve u qëllua pasi komandanti i Gardës, Ndrea Prendi doli nga zyra e kryeministrit Berisha. Aty, Beqiri thotë se Prendi është qëlluar edhe me armë në sy, dhe nga kryeministria asokohe pati dalë me syrin e nxirë.

 

I.M/Shqiptarja.com