Berat/ Zjarr në 'bllokun e fiqve', përparon në tre kodra mes fshatrave Duhanas e Mimias

7 Korrik, 21:01 | Përditesimi i fundit: 2024-07-07 21:55:50

Plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Fillimisht flakët janë shfaqur në një prej parcelave, por të favorizuara nga era ato u përhapën në të gjithë zonën që njihet si “blloku i fiqve”.

Flakët e zjarrit kanë përparuar me shpejtësi drejt tre kodrave mes fshatrave Duhanas e Mimias, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse ai u shmang të përparonte drejt banesave të zonës.