Berisha bëri thirrje të mos votohet PD, i përgjigjet kreu i degës Shkodër: Nuk çojmë asnjë votë tek Meta, demokratët do votojnë listat e Këshillit Bashkiak të Alibeajt

3 Prill 2023, 14:23

Nga Shkodra, një ditë më parë, Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos japin asnjë votë për PD-në zyrtare në zgjedhjet e 14 majit. Por kreu i degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli iu përgjigj deklaratave të tij duke thënë se vota e demokratëve nuk do të shkojë për një parti të majtë si e Ilir Metës.