Berisha do të zhbëjë Vettingun: Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar

7 Mars, 19:18 | Përditesimi: 7 Mars, 19:18

Me gjithë kritikat nga kundërshtari i tij, protestat e qëndrueshme Sali Berisha i sheh si zgjidhjen për përmbysjen e Edi Ramës. Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kreu i PD zbuloi se nëse vjen në pushtet, do të zhbëjë atë që ndërkombëtarët në një zë kanë kërkuar të mos preket, reformën në drejtësi, duke rikthyer në sistem, magjistratët e shkarkuar.

E.H/Shqiptarja.com