Berisha e futi në burg tani i uron Nanos ‘me zemër’ shërim të shpejtë

1 Shtator 2023, 13:12

Sali Berisha, dikur ish-rival politik i Fatos Nanos i ka uruar shërim të shpejtë ish-kryeministrit socialist.

'Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij.
Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën.
Të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam çfarë them tjetër. Çfarë mirënjohje nga Rama për Nanon? Vetëm mirënjohje nuk ekziston për atë mbi tokë.
Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor edhe të tjera, se nuk po hyj t’i numëroj. Se disa janë krime të mirëfillta në kodin e etikës medikale, etj me radhë. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist i vërtetë shqiptar, që ka pasur integritetin të mbetet socialist dhe të shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt i veçantë.'- tha Berisha.

    No videos found.