Berisha e Malltezi vijojnë 'burgun' në shtëpi, s'ndryshon masa e sigurisë!

21 Maj, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2024-05-21 15:16:05

Berisha e Malltezi vijojnë 'burgun' në shtëpi! GjKKO s'pranon ndryshimin e masës së sigurisë: Ish kryeministri shkeli vendimin, futi në shtëpi Brok e gazetarin e Rai-t Sali Berisha nuk do të dalë nga shtëpia ku ndodhet i arrestuar prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e GJKKO për tu paraqitur në SPAK. Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka rrëzoi edhe sot kërkesën për revokim të msaës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave. Në seancë prokurororët kundërshtuan kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë pasi Berisha vijon të thyejë masën e sigurisë.