Pasi Sali Berisha tentoi t'i zinte foltoren e madje edhe duke e shtyrë, Enkelejd Alibeaj, pasi mori sërish fjalën në Kuvend, preferoi të fliste nga vendi e madje duke mos kursyer as batutat.
"Nuk po dal aty se me siguri do rrezikohem nga historitë që dikush vjen e më zë foltoren dhe nuk dua që t’ja jap kënaqësinë", tha ai.