Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij! Të mos i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

27 Maj 2022, 13:38

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij”. Kështu i komentoi Berisha deklaratat e Gazment Bardhit në Komisionin e Ligjeve ku pretendoi se socialistët pranojnë propozimet nga grupi i ish kryeministrit. Ndër të tjera, Berisha thotë se Bardhi nuk duhet t'i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin e tij  në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut, të zbardhë rolin që ka pasur në vrasjen e Elbasanit, Bardhi dhe Balla janë përgjegjës politik për atë gjakderdhje që ndodhi. Të shkojë dhe të japë sqarime”, tha Berisha.