Berisha habit para SPAK: Audio e 21 janarit është falsifikuar...është gjëja më e thjeshtë! Është imituar edhe zëri i Obamës

19 Nëntor 2025, 12:22 | Përditesimi: 19 Nëntor 2025, 12:22

Sali Berisha para SPAK thotë se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar.

Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi: Ka një audio

Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.

SI.E./Shqiptarja.com

r.k./Shqiptarja.com