Berisha i shkon deputetit të PS në foltore, tenton t’i bllokojë mikrofonët: Mbrojtës i Ballukut! Bido: Kush të pagoi për t’ia shitur naftën serbëve?

12 Shkurt, 11:04 | Përditesimi: 12 Shkurt, 11:04

Sapo deputeti i PS është ngritur në foltore për t’iu përgjigjur Sali Berishës, ky i fundit është çuar menjëherë në foltore së bashku me të tjerë demokratë duke tentuar bllokimin e mikrofonëve.

Berisha akuzoi Bidon si i paguar për të mbrojtur Belinda Ballukun, ndërsa deputeti ia ktheu duke e akuzuar Berishën për shitje të naftës tek serbët dhe përdorimin e të miturve në protestë për akte dhune.

I.M/Shqiptarja.com