Berisha ka thënë se më 12 nëntor Rama do të rrethohet në Kryeministri, Meta: Dhuna nuk është aleat i opozitës, do të ketë qytetari

8 Nëntor 2022, 12:47

lir Meta nuk është dakord me disa përfaqësues të ‘Rithemelimit’ të cilët kanë thënë se më 12 nëntor do ta rrethojnë Edi Ramën në Kryeministri. Për kreun e Partisë së Lirisë dhuna nuk është pjesë e opozitës.

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës. Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet. Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm. Ndërkohë që vjedhin çdo ditë shqiptarët”, tha Meta.

    No videos found.