Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo 4 mln sa Diella

30 Maj, 12:05 | Përditesimi: 30 Maj, 12:05

Punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike nisën me një video të krijuar me inteligjencë artificiale. Për kreativitetin e tij, Berisha u frymëzua nga risitë në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama në fushën e përdorimit të AI. Në fillim të videos u shfaq heroi kombëtar Skënderbeu, përpjekje kjo për të ironizuar Ramën, i cili dikur është cilësuar nga Elisa Spiropali si “Skënderbeu i shqiptarëve”.

A.M/Shqiptarja.com