Berisha kundërshton draftin e propozuar nga Rama pa e lexuar: S’kam asnjë interes! Thikë pas shpine për Kosovën

9 Qershor 2023, 13:25

Sali Berisha ka kundërshtuar draft-statutin e propozuar nga Edi Rama për situatën në veri të Kosovës pa e lexuar. Ndonëse burime diplomatike në BE konfirmuan për REL se është tekst serioz, Berisha siç bën zakonisht që kundërshton çdo veprim të Ramës, e ka konsideruar si veprim të Vuçiçit që arrin t’i fusë thikën pas shpine Kosovës përmes ‘vasalit’.