Berisha me 'strategjinë' e 14 majit, fut në koalicionin me PL-në edhe 'PDSH-në'! E vetmja ‘derë’ për kandidatin e Kukësit i mbetet Ilir Meta

7 Shtator 2023, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-07 18:43:01

Sali Berisha kërkon të futet në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës me të njëjtën strategji si në 14 maj. Pasi KQZ e njoftoi për herë të dytë se Gjykata e Tiranës njeh për kryetar të PD-së Lulzim Bashën i cili është i vetmi që disponon vulën dhe logon në regjistrin e partive, e vetmja 'derë' e Berishës për kandidatin e Kukësit i mbetet Ilir Meta