Berisha në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar? Kadilli: Nëse është, nuk do të ketë ndonjë efekt të madh! Për korrupsionin, çdo demokrat e ndjen veten viktimë

21 Korrik 2022, 18:40

Shpallja 'non grata' e Sali Berishës edhe nga Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë efekt të madh. Kështu nënkuptoi anëtari i Rithemelimit, Fatbardh Kadilli duke komentuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur 'non grata' disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.