Berisha paralajmëron protestë të dhunshme më 22 dhjetor: Rama do largohet me autoblinda si në ‘91

15 Dhjetor, 20:19 | Përditesimi: 15 Dhjetor, 20:19

Sali Berisha paralajmëron protestë të dhunshme dhe të gjatë para Kryeministrisë më 22 dhjetor, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë dhe do t’ia tregojmë atij. Ju jap fjalën se atë që ka përjetuar në vitin ’91, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta përjetojë së shpejti”,- tha Berisha.

I.M/Shqiptarja.com