I pyetur lidhur me protestat, Berisha u shpreh se qytetarët mezi po e presin protestën. Berisha i është përgjigjur Ramës pas deklaratave në Real Story për protestat.
Ka një frymë urrejtjeje të pa përmbajtur, njerëzit me padurim po presin datën 12. Njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Më mirë se kushdo tjetër e ndjen Rama që shkon e struket në strofullën e tij. E kur e pyet gazetari i thotë pse Oso Kukë jam unë?!'- tha Berisha.