Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjatë kohës që opozita ka protestuar kundër Erion Veliajt përpara bashkisë, Belinda Balluku ka sjellë njerëz nga zyrat e saj me qëllim për të përlyer protestën.
Demokrati shton se po të nisin sot protestat kundër Ballukut, do të jetë Spiropali që do të nxjerrë nga Ministria e Jashtme gjysmën e stafit për në protestë.
"U bënë protestat kundër Veliajt, Belinda çonte njerëz nga zyrat e veta për të përlyer protestat. Po të shkojmë ne tek kjo për protestë, Elisa Spiropali nxjerr jashtë gjysmën e ministrisë së jashtme. Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona. Ne do e kapim djallin për brirësh, të parin Edi Ramën.
Nëse Rama do të bëjë përgjegjësen kryesore Belindën, ai gënjen veten. Këtij do t’i kërkohet dorëheqja, por nuk e japin kurrë. Dy vetë nuk japin dorëheqje, ky dhe Atlin Dumani, po atij i përfundon afati. Se dhe ai është vegël e këtij", tha Berisha.




















