Nga takimi në Gjirokastër, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se qeveriva ka dhënë tender për zgjerimin e rrugës Elbasan- Qafë Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.
Berisha u shpreh se kjo nuk ndodh askund në botë përveçse në vendin tonë.
“Ku i ke çuar rreth 12 mld euro që mungojnë. Kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. U nis rruga Kardhiq-Delvinë loti i parë, u ndërtua me 700 mijë euro kilometri. Lexoja sot rrugët e Florinjta. Kanë filluar zgjerimin e rrugës Elbasan-Librazhd. 5 mln euro kilometri zgjerimi i rrugës. Nuk ndodh kund në botë përveçse si në Shqipëri. Nuk vidhet askund kështu”, u shpreh Berisha.