sh-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në një kohë që kryeministri Edi Rama shpenzon mijëra euro për udhëtimet e tij, qytetarët i ka lënë në harresë.
“Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë. Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër. Ai blen atë për të kënaqur sytë dhe xhepin, se ka nda dhe pare xhepi aty ai. Pra kur hajnia ti verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë asgjë në shpirt. Ja ka mbyllur Zoti sytë”, tha Berisha.