Berisha shkon të votojë për veten: Proces shembullor dhe demokratik! Sulmon Salianjin: Përfaqësues i krimit

23 Maj, 11:36 | Përditesimi: 23 Maj, 11:36

Nuk vonoi dhe në kutitë e votimit për zgjedhjet formale në PD, u shfaqë vetë Sali Berisha...për të votuar veten. I vetmi kandidat në garë dhe pasi skualifikoi 5 kandidatë, Sali Berisha e quajti procesin shembullor dhe demokratik. Sipas tij, PD është ndër të paktat parti në Europë dhe në botë që e zgjedh kryetarin sipas modelit “1 anëtar-1 votë”.

 

A.M/Shqiptarja.com