Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (11 Shtator) në SPAK, teksa e ka lënë godinën pak minuta më parë, të shoqëruar me një fjalim në mikrofon para mbështetësve të tij.
Por ajo që ra më shumë në sy ishte momenti i mbërritjes dhe ai i largimit të liderit të opozitës, i cili prej datës 30 Dhjetor 2023 ndodhej nën arrest shtëpiak dhe vetëm ditën e sotme doli nga banesa, pas lejes që iu dha, teksa iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, për dosjen e “Kompleksit Partizani”.
Teksa mjeti kalonte nëpër turmën e mbështetësve që nuk ishin edhe aq të shumtë, në videon që po publikon Shqiptarja.com dhe Report TV, bie në sy ai i shoqëruesve që rrethonin mjetin, e që të kujtonin pamjet e paradave të liderëve autoritarë si ai koreano-verior Kim Jong Un, ku dhjetëra truproja rrethojnë mjetin dhe e shoqërojnë për efekte të sigurisë.
Rreth 20 persona u panë përqark veturës së ish-kryeministrit në mbërritje dhe largim, që pengonin personat e ndryshëm të afroheshin apo të tentonin ndërhyrje dhe kontakt fizik.
E gjithë makina në çdo pëllëmbë me persona që mbanin duart hapur dhe madje mbështeteshin pas trupit të mjetit si gardh sigurie, sikur t’i trembeshin ndonjë sulmi.