Berisha ‘sqaron kilometrin e fundit’ dhe i rikthehet sulmeve ndaj Bashës: Lul Brava donte që të ishim simotër e PS-së në qeveri

28 Mars, 16:31 | Përditesimi: 28 Mars, 16:31

Sali Berisha iu rikthye sërish sulmit ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale. I pyetur për dështimin e protestave, Berisha u detyrua të bënte edhe një sqarim për kilometrin e fundit, që sipas tij ka nisur që prej vitit 2021 me betejën për marrjen e partisë nga Lulzim Basha dhe tani më vijon me synimin për të rrëzuar Edi Ramën.

E.H/Shqiptarja.com