Berisha sulme ndaj SPAK, Idajet Beqiri: Para prokurorëve ka qenë më i urti i botës, shkoi tre herë banjo!

23 Janar, 21:30

1 orë e 30 minuta zgjati marrja në pyetje për Sali Berishën në zyrat SPAK, për aferën “Partizani”. Në dalje ai i sulmoi ashpër prokurorët duke i quajtur grup të strukturuar kriminal, madje tha se u ka drejtuar disa pyetje. Avokati Idajet Beqiri në “Repolitix” në Report Tv tha se këto deklarata të Berishës janë gënjeshtra, ndërsa shtoi se ish kryeministri nuk ka folur para prokurorëve. Sipas avokatit fakti që Berisha nuk u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve ka bërë që të dalë kaq shpejt nga prokuroria