sh kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe sot shpalljen e tij Non Grata-ve, ku ka sulmuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe në Tiranë.
Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë fakt që vërteton shpalljen e tij ‘Non Grata’ ndërsa ambasadori britanik, Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij.
“Nëse Kim, kalonte nga një takim në një tjetër duke u thënë bashkëbiseduesve: fakte kemi po s’i themi… Dhe Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha kemi fakte... Tani u faktua 100% se ata nuk kanë as një fakt. U vërtetua ajo që kam thënë që ditën e parë në një letër që i kam shkruar Blinken. Është thjesht një lobim i Ramës dhe Soros.
Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij mbi bazën e korrupsionit, por fatmirësisht Britania është transparente. Autoritetet britanike s’pranojnë të thonë “fakte kemi po s’i themi”, kanë kanal zyrtar, pra ligjor. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve, të gjitha publike. Dhe shqiptarët do shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori britanik qeverisë së tij. Atë çfarë ka mashtruar Alastar King, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë po bëj një betejë, që nuk ndihem jo komod, se në fund të fundit, mu krijua motivi për të mbrojtur vendin tim.”- tha Berisha.