Berisha sulmon Yuri Kim: Je turpi i kombit që përfaqëson! Së bashku me Ramën shkatërruat opozitën

22 Qershor 2023, 14:53

sh kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren Yuri Kim. Ai e ka akuzuar se së bashku me Ramën kanë shkatërruar opozitën shqiptare.

“Në historinë e pluralizmit trë këtij kombi, emri i saj do mbetet si person që abuzoi me pushtetin. Së bashku me Ramën bëri gjithçka për të shkatërruar opozitën shqiptare. Natyrisht, e dëmtove por dështove. Nga ana tjetër, me qëndrimet e tua jee vetmja ambasadore në 32 vite largohesh nga ky vend si sekretare e përgjithshme e PS-së, jo nga unë. Mendoj se këto pak ditë dhe orë që ju kanë mbetur t; kërkoni ndjesë shqiptarëve për Gonigal.  Në skandalin më të madh të të gjitha kohërave nuk u the asgjë shqiptarëve duke i shumëzuar me zero.”- thotë Berisha.