Berisha tentoi ti 'bojkotojë' foltoren me mesazhe ndaluese Salianjit por ai i bashkohet sot në shesh

8 Dhjetor, 18:48 | Përditesimi: 8 Dhjetor, 18:48

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji edhe këtë të hënë ka marrë pjesë në protestën e Sali Berishës o organizuar përpara ndërtesës së kryeministrisë.

Ndërsa Berisha vijon protestat në kryeqytet, nga ana tjetër Salianji ka nisur takimet e private, siç i cilëson Berisha, me qytetarët në Durrës. Kjo është parë si një revoltë brenda PD ku në thelb në takimeve të Salianjit është reformim rrënjësor i partisë, e cila përveç se humbje, nuk ka korrur asnjë sukses tashmë prej vitesh.

Pavarësisht dhe deklaratave të Berishës, Salianji përsëri është parë në protestën e të hënës dhe pse në distancë nga besnikët e Berishës.

I.M/Shqiptarja.com