Kryebashkiaku Erion Veliaj në GJKKO. Ai ndodhet për seancën e parë të gjyqit me Sali Berishën, të cilin e ka akuzuar për shpifje lidhur me vizitën e kryebashkiakut në Iran.
“Veliaj është marrë dhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shqetësim të ata që e kanë diktuar dhe na kanë njoftuar ne. Në 2008 ma sollën lajmin shërbimet, është pyetur për vizitën e tij në Iran. Problem është se pas këtyre viteve dalin Bruno Presezzi, pronari 80 përqind i inceneratorit të Tiranës i lidhur me Ali Aliahbadin, ish-komandon e Pasdaranit”, ka thënë Berisha më herët.




















