Berisha thotë se po i paguan lobimin 6 mln dollarë në SHBA, fondacioni MAGA u krijua vetëm 7 ditë para kontratës! Zyra vilë 2 mln $! Misteri për firmën e Secit

28 Prill, 16:03

Vetëm 3 ditë para se të arrihej dakordësia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë amerikane për lobimin 6 milionë dollarë në SHBA, themelohej në Nju Xhersi fondacioni “Make Albania Great Again”. Report Tv ka siguruar dokumente ekskluzive për këtë fondacion, të cilat i shtojnë më shumë pikat e errëta rreth tij, njerëzve që e përfaqësojnë dhe burimet të financimit.