Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku kryetarit të PD-së Sali Berisha, i është fikur mikrofoni.
Drejtuesja e seancës mbyll mikrofonin teksa Berisha akuzonte se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet.
Balla shkruan se Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt. Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.
Ndërkohë Balla nuk e anashkaloi faktin që Berisha ka shkuar në KiE duke i marrë vendin Albana Vokshit.

















