BERZH: Rritja ekonomike do jetë 2.5%, po mbështetet fort nga turizmi! Kujdes inflacionin

27 Shtator 2023, 20:41

Ekonomia e Shqipërisë këtë vit do të rritet me 2.5% thotë BERZH, duke theksuar se inflacioni i lartë i çmimeve dhe mbiçmimi i lekut, po cenojnë një ecuri më pozitive të ekonomisë. Sipas BERZH turizmi mbetet sektori kryesor që po mbështet rritjen ekonomike të vendit.