Besimtarët katolikë e protestantë kremtojnë Pashkën, urojnë kerët e shtetit dhe politikës! Imzot Arjan Dodaj: Mesazhi i ngjalljes së Krishtit, në një kohë kur kemi më shumë nevojë

9 Prill 2023, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2023-04-09 12:06:49

Besimtarët e krishterë dhe protestantë, kremtojnë sot Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Besimtarë të shumtë mbushën Katedralen në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj.